Armando Broja do të jetë lojtari më i ri i ekipit të sapongjitur në Premier League, Ipswich Town. Klubi nga Suffolk do të nënshkruajë me sulmuesin kuqezi të Chelsea-t, emri i të cilit është përfolur për një kalim te Everton, Milan dhe Borusia Dortumnd gjatë kësaj meraktoje.
EADT dhe Ipswich Star kanë zbuluar ekskluzivisht të enjten e kaluar se “The Tractors” kanë qenë në bisedime me “Blutë e Londrës” për të sjellë qendërsulmuesin në Portman Road.
Sot mediat lokale kanë zbuluar se një marrëveshje është arritur dhe nënshkrimi me Brojën mund të shpallet brenda 24 orëve të ardhshme.
22-vjeçari do t’i japë më shumë forcë dhe potencë repartit ofensiv të Ipswich që përfshin Liam Delap, George Hirst (do të vuajë një dëmtim në gju deri në tetor), Ali Al-Hamadi dhe Freddie Ladapo, i cili ka dalë në shitje.
Broja e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar te Fulham, ku ngeci në stol për shkak të superformës së Rodrigo Muniz. Në fillim të këtij sezoni numri i tij 19 te Chelsea i kaloi blerjes më të re, Pedro Neto, ndërsa në “Stamford Bridge” pritet të mbërrijë edhe Joao Felix.
Bomberi nga Malësia e Madhe do të bëhet nënshkrimi i 10-të i verës për Ipswich pas Aro Muric, Ben Johnson, Jacob Greaves, Conor Toënsend, Kalvin Phillips, Jens Cajuste, Omari Hutchinson, Sammie Szmodics dhe Delap.
- Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit - 21/04/2026
- Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit - 21/04/2026
- Vrasja e Liridona Ademajt, dënohen me burg përjetë Naim Murseli dhe Granit Plava - 21/04/2026