Arkivoli i këngëtarit Shpat Kasapi, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar qëndroi në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes.
Gjatë homazheve, bashkëshortja e tij, Selvije Lao është parë tejet e prekur, duke mos mundur të mbajë lotët, ndërsa qëndronte pranë trupit të Shpatit për disa minuta, duke i dhënë lamtumirën e fundit me dashuri dhe mall.
Ndërkohë, ceremonia mortore vazhdoi në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku prania e figurave të njohura dhe dashamirësve të muzikës tregon respektin dhe dashurinë që Shpat Kasapi la pas në zemrat e të gjithëve.
Kujtojmë se këngëtari ndodhej në Itali me familjen për një vizitë për djalin.
Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.
- Leka: Servet Pëllumbi kishte nivelin më të lartë të kulturës politike/ Minxhozi: Ikja e tij, ‘mbyllja e një epoke’ - 08/05/2026
- Pas “Waka Waka”, Shakira gati të ndezë sërish Botërorin me një super hit - 08/05/2026
- Premier League “pushton” Europën, Aston Villa dhe Unai Emery shkruajnë historinë, pas 44 vitesh - 08/05/2026