Askush nuk do të zërë vendin e Arben Krajës! KLP: Asnjë prokuror s’ka paraqitur kandidaturën për të marrë drejtimin e SPAK.
KLP ka bërë me dije se deri tani asnjë prokuror i strukturës nuk ka paraqitur platformën apo interesin për të garuar si pasues i Arben Krajës.
Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.