Gjykata e Apelit të Shkodrës ka liruar nga burgu 7 punonjësit e Policisë, të cilat u arrestuan për shpërdorim detyre pak ditë më parë.
Apeli caktoi sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 6 efektivët, nga 13 në total, të cilët akuzohen për shperdorim detyre, lidhur me disa tendera. Ndërsa kryekomisari Sauimir Rustemi është lënë në masën e sugurisë “detyrim paraqitje”.
“Gjykata e Apelit ne Shkoder ka rrezuar vendimin e gjykates se shkalles se pare per punonjesit e policise te cilet u lane me masen e sigurise “arrest shtepie” pasi dyshohen per shperdorim detyre per disa tendera te vegjel. Gjykata e Apelit ne Shkoder vendosi te liroje shtate shtetasit qe kane ankimuar ne apel nga 13 qe ishin ne total.
Keshtu kryekomisar Saimir Rrustemi eshte lene me masen e sigurise “detyrim paraqitje” bashke me gjashte punonjes te tjere te policise si dhe shtetasin Paulin Prendi. Vendimi nga apeli u dha diten e sotme. Gjate mases se sigurise ne gjykaten e shkalles se pare nje grup qytetaresh shkodran protestuan kunder arrestimit te kryekomisar Saimir Rrustemi i cili fillimisht u la me masen “arrest shtepie” nga shkalla e pare dhe diten e sotme apeli e rrezoi kete vendim duke liruar kryekomisar Saimir Rrustemin me masen “detyrim paraqitje”, thuhet në njoftim.
- Fashizmi i “revolucionit paqësor” ishte shtrati që mbolli dhe lindi dhunën e tetorit - 17/11/2026
- Putin mbërrin në Kinë, përgatitet takimi historik trepalësh me Trump dhe Xi Jinping - 17/11/2026
- FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin IA për të depërtuar brenda 3 orësh! SHBA teston sistemet… - 17/11/2026