27.1 C
Tirana
28 / 09 / 2026

“Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres…

Deputeti Erion Braçe ka qenë këtë të hënë në QSUT, për një vizitë mjekësore.

Ai thotë se është ndjerë mirë, kur ka marrë vesh që aty kishte qenë edhe ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, për një mbledhje punë.

Braçe vlerëson disa prej vendimeve të saj, të marra sapo u emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Reagimi i Braçes:

“Sot në mëngjes isha në QSUT si qytetar për një nevojë mjekësore, jo si deputet. Aty mesova qe prej ores 8.00-8.15, ministrja e Shëndetësisë, drejtoresha e QSUT, drejtuesit e Shërbimeve ne QSUT, ishin ne mbledhje pune;

Sinqesisht u ndjeva mire-ata qe drejtojne qendren me te madhe te sherbimeve mjekesore-terciare ne vend, ishin bashke per punen, sherbimin, mungesat, shqetesimet e tjera, sherbimin, zgjidhjet; aty ishin te gjithe aktoret bashke e kjo jep besim!

Mua me kane pelqyer disa akte te ministres se re te Shendetesise-prej dites se emerimit e deri tek kjo qe hasa sot;

I pari, lirimi nga detyra e drejtueses se Operatorit Shëndetësor qe u krijua per te zhvilluar si sherbim publik ate qe per dhjete vite u ofrua si sherbim nga privati;

I dyti, anulimi i nje procedure prokurimi qe ulerinte si klienteliste e vijim i sherbimit qe ofronte privati po me privat, kur duhet te ishte ndryshe.

Shikoni, klientelizmi ishte, eshte ende, semundja me e rende ne administrim te sherbimit shendetesor ne Shqiperi;

Posacerisht ne QSUT, ku demi qe klientelizmi ben eshte shume me i madh.

Ne nuk japim pak para në shëndetësi, nuk janë fare pak para; sa here eshte diskutuar buxheti i shtuar, kam ngritur shqetesimin e efektivitetit ne perdorimin e ketyre parave; klientelizmi ne marrjen e mallrave-kryesisht barna e mjete e paisje mjekesore, sherbime gjithashtu, ka ngrene pa te drejte e ne shkelje te ligjit, para publike!

Ndarja e forte dhe e qarte me klientelizmin, do permiresoje furnizimet, sherbimet per njerzit prej tyre!”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x