20.5 C
Tirana
23 / 04 / 2026

Apeli i GJKKO lë në burg Safet Gjicin, ja dhe vendimi për Alma Kaçin

Apeli i GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për një masë më të butë sigurie.

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur gjithashtu që shtetasja Alma Kaçi e përfshirë në video-skandalin me kryebashkiakun, të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit ankimoi masën e “Arrestit me burg”, nëpërmjet avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klineti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin, ku ai shihet teksa kryen mardhënie intime me një vajzë në ambientet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona të tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x