Sali Berisha i është përgjigjur akuzave lidhur me ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës.
I pyetur se në lidhje me këtë është përfshirë edhe një biznesmen që ka financuar Foltoren, Berisha tha se nuk është aspak e vërtetë duke shtuar se gjitha kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.
Pyetje: Kulla në pranë Pallatit të Kulturës , një nga pronarët ka financuar Foltoren çfarë mund të thoni?
Berisha: Shpifje nga kuzhina Fuga-Veliaj. E gjithë përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Janë shpifarakë të mjerë. Duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes apo Bolinos që të nxjerrësh shpifje të tilla. Ftoj Ramën ta anulojë lejen që sot.
- “Doni të na dëboni nga Kosova!” Shpërthen Vuçiç: Biseda me KFOR me e keqja deri më tani - 12/08/2026
- Trump ia kërkoi personalisht Putinit, Rusia liron ish-marinsin amerikan pas katër vitesh burgim - 12/08/2026
- Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika - 12/08/2026