Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Ajo do të zhvillojë një takim me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsin dhe nënkryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Kotin.
Më herët, Kim takoi dhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe atë të Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj.
Para tyre, ambasadorja zhvilloi një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se në takim u diskutua edhe për shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit Sali Berisha.
Sipas Metës, ky vendim është vepër e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026