11.5 C
Tirana
27 / 04 / 2026

Ambasadorja e BE, Hohmann largohet nga Shqipëria në përfundim të vitit të parë të punës

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, do të largohet nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë. A2 CNN ka mësuar se në fund të muajit korrik, ajo do të largohet nga detyra që mban aktualisht, të cilën e nisi gushtin e vitit të kaluar.

Burimet bëjnë të ditur se Christiane Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar.

Ende nuk dihet kush do të jetë zëvendësues i Hohmann në Tiranë, çka pritet të mësohet vjeshtën e ardhshme. A2 CNN kontaktoi me zyrën e shtypit të delegacionit të Bashkimit Evropian por nuk mori një përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte Ambasadore e Gjermanisë në Estoni. Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x