Ambasada Amerikane priti sot në takim deputetët e rinj të Kuvendit.
Sipas njoftimit të ambasadës, takimi u zhvillua për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit.
Ambasada Amerikane në Tiranë thekson se pret me kënaqësi të punojë me deputetët e rinj të legjislaturës së ardhshme që pritet të nisë në shtator.





“Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, ka shkruar Ambasada Amerikane.
- VIDEO/ Kur Sali Berisha në 8 Dhjetor 1990 mburrte Ramiz Alinë para studentëve - 08/12/2025
- Dita e Rinisë, sondazhi: 34,4% e qytetarëve (18-34 vjeç) preferojnë PS-në, Berishën vetëm 22,6%! - 08/12/2025
- “Ne kemi nevojë të pastrohemi doktor”, ish-studenti i Dhjetorit ia thotë në sy Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja - 08/12/2025