Tetë ambasadorët kryesore në vendin tonë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe ata të Bashkimit Europian kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me dyer të mbyllura në Kryesinë e Kuvendit, me përfaqësuesit e grupit parlamentar të Enkelejd Alibeajt.
Pas përfundimit të takimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së bëri të ditur se objekt i takimit ishin reformat që janë iniciuar në parlament.
“Një nga takimet që i kemi pasur format shumë kohë më parë. Objekt i takimit të gjitha ato reformat që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera,” tha Alibeaj.
Po ashtu, Alibeaj u shpreh i bindur se forma të tilla takimesh ose të ngjashme mund të pasohen nga të tjerë në vijim.
Në takimin që zgjati për rreth 1 orë e gjysmë, ishin të pranishëm ambasadorë të SHBA-ve, BE-së, OSBE-së, Italisë, Gjermanisë, Francës, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe.
- Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së - 17/08/2026
- “Duam Championsin dhe gjithçka tjetër”, Rodri mbërrin në Barcelonë: Të luaj për këtë ekip është një ëndërr - 17/08/2026
- Rodri bën gati valixhet për në Barcelonë, zbulohet i gjithë itinerari deri në zyrtarizimin e lëvizjes më të madhe të verës - 17/08/2026