Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit, duke theksuar se “janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar”.
“Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend”, shkruan Alibeaj ne nje postim ne rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Ndryshimet ne kupolën e Policisë së Shtetit janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar.
Kriminaliteti në shifra alarmante, lidhjet tashmë të faktuara të segmenteve të Policisë me bandat dhe implikimi i këtyre të fundit në procesin elektoral të 25 prillit është dëshmi e qartë se Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë të pamundur të përballen dhe aq më tepër të luftojnë me krimin.
Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend. Që mbi të gjjtha është pjesë e vullnetit të munguar politik të kryeministrit dhe e hallkave që pengojnë luftën ndaj krimit dhe rikthimit të besimit të qytetarëve tek qetësia dhe rendi publik.
- Spanja kthehet në shtëpi si kampione Bote, Mbreti Felipe: Një fitore epike - 20/07/2026
- Spanja feston titullin kampion bote, kombëtarja pritet nga Mbreti dhe kryeministri para festës madhështore në Madrid - 20/07/2026
- Botërori, Messi thyen heshtjen: Dhimbje e madhe që do të duhet shumë kohë për t’u shëruar. Urime Spanjës - 20/07/2026