13.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Ali Ahmeti, urim Fatos Nanos: Kosova e lirë ka kontributin tënd të jashtëzakonshëm

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë një nga themeluesit dhe drejtuesit e UÇK-së së Kosovës, Ali Ahmeti, ka uruar liderin historik të socialistëve dhe ish-kryeministrin Fatos Nano.

“Është zakon që për ditëlindje të urohet për shëndet e jetë të gjatë, ndërsa unë i dashur Fatos dua njëkohësisht të të shpreh mirënjohjen dhe respektin për gjithçka që ke bërë për Shqipërinë e për shqiptarët.

Shqipëria demokratike dhe Kosova e lirë besoj fuqishëm se e njohin dhe e çmojnë kontributin tënd të jashtëzakonshëm. Urime e rrofsh sa do vetë, mik e vëlla Fatos!”, shkruan Ali Ahmeti.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x