Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arritjes së dakordësisë mes Kosovës dhe Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit evropian.
Ai është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka sjellë mbrëmë Kosovës një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me Asociacion.
“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë. Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i detyrueshëm për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell në një deklaratë për mediat pas dialogut 12 orësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nën ndërmjetësimin e BE në Ohër.
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026