Ekipi i Task-Forcës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka kryer në total 238 kontrolle në 12 Qarqet e vendit dhe janë marrë masa administrative ndaj disa subjekteve për sigurinë ushqimore përgjatë sezonit veror.
Kjo fushatë ndërgjegjësuese, por dhe kontrolli për sigurinë ushqimore po bëhet për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit dhe pushuesve vendas e të huaj.
AKU i bën thirrje operatorëve, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e ushqimit, të respektojnë me përpikmëri rregullat e parashikuara pasi nuk do të ketë asnjë tolerim kur konstatohen shkelje.
Objekt i kontrolleve nga Task-Forca janë kushtet higjieno-sanitare, kushtet e magazinimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026