7.5 C
Tirana
16 / 03 / 2026

Aksident masiv tek ish-Shqiponja, 6 makina përplasen në semafor

Një aksident zinxhir, ku janë përfshirë 6 automjete, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune pranë ish sheshit “Shiponja”.

Mësohet se 6 makina mes të cilave një “Mercedes Benz” dhe një “Audi” janë përplasur në semaforin në dalje të zonës së Astirit.

Si pasojë e përplasjes, dy prej mjeteve iu kanë dalë gomat, teksa policia ndodhet në vendngjarje.

Janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti i shumfishtë, ndërsa pritet një komunikatë zyrtare nga policia për të sqaruar ngjarjen.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x