Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë, por edhe rajonin ka ndikuar në lundrimin e trageteve me Italinë.
Autoriteti Portual Durrës njofton shtyrjen e lundrimeve të planifikuara mbrëmjen e sotme drejt Barit dhe anasjelltas, si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut.
Raportohet se trageti që do të nisej nga Durrësi në drejtim të Barit mbrëmjen e sotme është shtyrë për në orën 08:00 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa imbarkimi i pasagjerëve do të kryhet mbrëmjen e sotme.
Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë rajonin e Adriatikut, ju informojmë se:
Trageti “Rigel VII” do ta shtyjë lundrimin drejt Barit për në orën 8:00 të mëngjesit të nesërm, dt.18.1.2023(Imbarkimi i pasagjerëve do të bëhet mbrëmjen e sotme).
Trageti “GNV Blu” anulon lundrimin drejt Barit dhe rikthehet në linjë ditën e nesërme.