25.5 C
Tirana
25 / 06 / 2024

A ka lidhje financimi rus me “non gratat” e SHBA-së? Ngjela: Nëse Amerika nuk e vijon çështjen…

Avokati Spartak Ngjela ka folur sot në emisionin “Break” në “TopNews”, lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

I pyetur nëse “non grata” e Berishës lidhet me financimet që Rusia ka bërë në PD, Ngjela shprehet se Berishën e shpallën të tillë me idenë se ka kryer korrupsion, por kjo ka dhe diçka tjetër nga pas.

“’Non gratën’ do ta marrim siç është. Është korrupsion, por ka edhe diçka tjetër. Pa thënë ata nuk mund të themi versione. Vetëm nëse faktet rrëzojnë opsionet, pasi opsionet nuk kanë interes mediatik. Nëse SHBA-ja nuk e vijon çështjen, kjo nuk ka vlerë. Basha bëri një akt politik, të aleancës së madhe. SHBA-ja shpalli ‘non grata’ Berishën, Berisha mendoi se ia bëri Basha. Berisha hoqi nga grupi parlamentar Bashën. E çfarë ndodhi më pas, shkëlqeu apo ra Basha? Basha ra dhe u largua përfundimisht. Foltorja e Saliut krijoi çarje. U krijuan dy pole: poli juridik që njeh shteti, pala e Berishës nuk ka vlerë juridike.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x