23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

A financohen nga Gylen? Drejtori i kolegjit turk: Të gjithë e dinë…

Drejtori i kolegjit turk ‘Mehmet Akif’, Mustafa Ertekin thotë se vendimin e qeverisë për të mbyllur kolegjin e ka mësuar nga mediat dhe rrjetet sociale.

Sipas tij zyrtarisht ende nuk u ka ardhur asnjë lloj dokument apo njoftim për këtë vendim.

Ai i shpreh se kolegji turk ka zbatuar çdo udhëzim të Ministrisë së Arsimit, ndërsa sqaroi edhe vërejtjet që kishin mbërritur në kolegj nga ministria pas zhvendosjes në ambientet e reja.

“Sapo jemi zhvendosur në këtë ndërtesë të re. Sipas një relacioni të mëparshëm na është thënë se kjo godinë nuk është e përshtatshme për kushtet e studimit. Vërejtja që është bërë për 4 klasa për vendosjen e tabelave dhe pozicionit të dritës që e kemi rregulluar menjëherë të nesërmen.

Ky qenka një problem shumë serioz për shkollimin sa të çojë në mbylljen e një institucioni. Ne përdorim teknologji si tabela smart që s’kanë të bëjnë me dritën natyrale”, tha drejtori i kolegjit.

Ai nuk pranoi të komentonte nëse kolegji turk është i lidhur me financime të Gylen por shtoi se “të gjithë e dinë se si po ndodhin gjërat në Shqipëri”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x