15.5 C
Tirana
16 / 10 / 2025

“A është antikushtetues dekreti për zgjedhjet e Tiranës?” Hajdari: Nëse gjykata e rrëzon, juristët e Presidencës duhet të japin dorëheqjen!

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari i pyetur gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” nëse dekreti për zgjedhjet e Tiranës, që u firmos nga presidenti Bajram Begaj është apo jo antikushtetues, u shpreh se kjo vendimarrje i takon gjykatës. 

Por nga ana tjetër, ai tha se nëse dekreti nuk kalon në Kushtetuese, juristët e Presidencës duhet të japin dorëheqjen. 

Shkëlqim Hajdari: E kam perceptuar dhe unë si konsicionalistët e juristët, historitë janë në gjykatë, duhet të presim gjykatën. 

Pjesa më e madhe kanë vërejtje për dekretin e presidentit, i cili duhet të priste pavarësisht se subjekti i ankimimit duhet ta conte në gjykatën e apelit administrative, Veliaj dhe avokatët kanë pretendim se i janë shkelur të drejtat e liritë kushtetuese. 

Presidenti është i bindur se ka marrë vendimin e drejtë. Nëse do goditet dekreti I presidentit nga Kushtetuesja, juristët e presidencës duhet të japin dorëheqjen të gjithë. Ai është mjek. 

Dhe mos të dekretosh është problem i madh se do të bëhs zgjedhje. Të mos dekretosh, gjykata Kushtetuese mund të shprehej se nuk është kompetente. Kjo merr disa muaj. Po interesat e qytetarëve. Është rrëmujë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x