8.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

A do t’i hapë rrugën një kandidati tjetër për kryeministër/ Berisha: Kandidati jam unë…

Partia Demokratike nuk do të ketë një kandidat tjetër për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, por do t’i drejtohet përballjes së vitit 2025 me emrin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha u pyet nëse do t’i hapë rrugën një kandidati tjetër, tani që doli edhe vendimi i Kushtetueses, i cili e rrëzoi kërkesën e tij për të zhvlerësuar masën e GJKKO-së që dha një vendim për detyrim paraqitje pa marrë më parë autorizimin nga Kuvendi.

“Më pyet a do pranojë Sali Berisha t’i caktojë Rama kryeministrin apo kryetarin e Partisë Demokratike. Berisha nuk e pranoi këtë kur synoi administrata që po largohet nga pushteti në SHBA dhe do e pranojë nga Edi Rama!

Beteja ime është për sovranitetin e këtij vendi. Edhe 150 gjyqtarë po të firmosin, nuk do të mund t’ia caktojnë opozitës kryetarin. Pse u ktheva unë? Sepse pashë që kryetarin e kishin futur në xhep. Dështuan përpjekjet dhe do dështojë. Në narkodiktaturë nuk bëhet fjalë për zgjedhje, por për farsë elektorale”-tha Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x