Rusia shprehet se çdo zgjatje e marrëveshjes historike të korrikut e cila lejoi zhbllokimin e drithërave në Detin e Zi, varet nga lehtësimi i eksporteve bujqësore dhe të plehrave të Rusisë nga Perëndimi.
Marrëveshja pritet të zgjatet muajin e ardhshëm. Bisedimet në shumë nivele janë duke u zhvilluar, duke përfshirë një raund takimesh midis përfaqësuesve të OKB-së dhe Kremlinit në Moskë.
Të dyja palët kanë thënë se janë të hapura për diskutime, por Rusia këmbëngul se kushtet përfshijnë lirimin e eksportit të materialeve të nevojshëm për prodhimin e plehrave, që përfshijnë amoniak dhe shumë prej tyre prodhohen në Federatën Ruse.
Marrëveshja e korrikut, e cila u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, mundësoi rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës të bllokuara nga Rusia në Detin e Zi.
Por megjithëse marrëveshja lejonte dërgesat e plehrave nga Rusia, Moska u ankua se kishte ende pengesa.
Kombet e Bashkuara thonë se përparimi në rinovimin e marrëveshjes është jetik për të menaxhuar krizën globale të ushqimit, e cila është rënduar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026