12.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

U dënua me 3 vite burg për tjetërsim pronash, arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

Sapo Gjykata e Apelit të Shkodrës dha vendimin 3 vite burg, ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj duhet t’i ishin vënë prangat në sallën e gjyqit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në kufijtë e një skandali, Policia ka bërë një “sy qorr dhe një vesh shurdh”, duke lënë të lirë Fran Frrokaj ndonëse ai u dënua me burg. Kaq ka mjaftuar dhe Fran Frrokaj e ka shfrytëzuar për t’u arratisur. Report Tv ka mësuar se që prej orës 13:00 nuk ka asnjë gjurmë për Fran Frrokajn. Ai nuk u arrestua në sallë, pasi vendimi pritej t’i jepet për ekzekutim policisë. Kjo vonesë proceduriale, ka bërë që Frrokaj të largohej nga gjykata pa pranga në duar dhe më pas të arratisej në drejtim të paditur.

Policia ka bërë kontrolle edhe në banesën e ish kryebashkiakut por as aty nuk ka mundur ta gjejë ndërsa nuk ka ende informacion nëse ish kryebashkiaku ka lëvizur jashtë shtetit

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x