Në një deklaratë të thirrur për mediat nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, bëhet me dije se momentalisht janë shoqëruar rreth 35 shtetas për një megaoperacion.
Mbi detajet për operacionin, po mbahet një konferencë për shtyp nga ky qytet.
Goditet një grup i strukturuar kriminal, në pranga disa persona! Policia thote se “Siguronin drogë në disa qytete dhe më pas e shisnin në doza të vogla!”
Sipas policisë 167 persona janë të proceduar penalisht, nga të cilët 23 janë arrestuar dhe 9 janë shpallur në kërkim, për tafik droge.