Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent drejtuar qytetarëve në Iran, duke u kërkuar që të shmangin përdorimin e trenave dhe udhëtimin me hekurudhë deri në orën 21:00 sipas kohës lokale.
Paralajmërimi u publikua të martën në një postim në gjuhën persiane në platformën X (ish-Twitter).
“Për arsye sigurie, ju kërkojmë me mirësi që nga ky moment e deri në orën 21:00 sipas kohës iraniane të mos përdorni dhe të mos udhëtoni me tren në asnjë pjesë të Iranit,” thuhet në njoftim.
“Prania juaj në trena dhe pranë linjave hekurudhore e vë jetën tuaj në rrezik,” shton më tej paralajmërimi.
Ushtria izraelite nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet e këtij paralajmërimi, por mesazhi i saj sugjeron se ekziston një kërcënim i menjëhershëm ndaj transportit hekurudhor në Iran.
- 85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë - 09/10/2026
- Tensione në Kuvend gjatë votimit për reformën territoriale, Bardhi hedh ujë dhe sende të forta drejt deputetëve të PS dhe Ramës - 09/10/2026
- “Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit”/ Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë - 08/10/2026