Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhikut, kreut të LDK-së, ku diskutuan për çështjen e presidentit të ri të vendit, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit.
Ai nuk zbuloi shumë detaje nga takimi, por theksoi se kur procesi të jetë në një fazë më të zhvilluar dhe kandidatët të kenë emra konkretë, atëherë do e bëjnë publike.
“Ne jemi udhëheqës të subjekteve demokratike dhe jemi transparent sa i përket procesit. Ne duhet të ruajmë konfidencialitetin, kur propozimet sjellin finalizim konkret do e bëjmë me dije. S’mund të flasim për mendime. Përderisa jemi në këtë fazë, do ju njoftojmë për takimet që bëjmë, por jo për emrat për sa kohë nuk ka një marrëveshje“, tha ai.
- Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool - 06/04/2026
- Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë - 06/04/2026
- Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet të thyejnë rekordin e mbajtur prej 56 vitesh nga Apollo 13 - 06/04/2026