12.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Fushata ndërkombëtare “Tetori Rozë”/ Muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit, aktivitet në Maliq

Një fushatë ndërgjegjësuese me gratë në Maliq, është zhvilluar në kuadër të tetorit rozë. Ky muaj i dedikohet ndërgjegjësimit për kontrollin e hershëm dhe kapjen në kohë të kancerit të gjirit, në mënyrë që të kurohet.

Mesazhe sensibilizuese në këtë ditë përcollën gra të cilat kanë qenë të prekura nga kjo sëmundje, ndërsa nevojitet një sensibilizim më i madh për të kryer një ekzaminim të gjirit, pasi kontrollet e rregullta, shpëtojnë jetë.

Këtë aktivitet, e ka përshëndetur Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, i cili premtoi se do të planifikohet blerja e një aparature ekografike për të kryer ekzaminime falas tek qendra shëndetësore.

Numri i personave të prekur me sëmundje tumorale po vjen në rritje. Më të përhapur vitet e fundit janë kanceri i gjirit, ai i zorrës së trashë dhe pulmonit ndërkohë që punohet vazhdimisht me fushata sensibilizuese në popullatë, pasi nëse këto sëmundje kapen në fazat fillestare, janë të kurueshme

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x