Lideri çeçen Ramzan Kadyrov pranoi se ushtria e tij ka pësuar humbje të mëdha nga sulmi me artileri nga ushtria ukrainase, menjëherë pasi ata kishin zbuluar vendodhjen e tyre pasi kishin publikuar video në rrjetet sociale.
“Në fillim të kësaj jave, një nga njësitë çeçene në rajonin Kharson u sulmua”, tha në Telegram Kadyrov, aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.
“23 luftëtarë u vranë dhe 58 të tjerë u plagosën”, Deklaroi Kadryov, i cili flet rrallë për humbje në fushëbetejë, por pranoi se luftëtarët e tij, pësuan humbje të madhe atë ditë.
Por sipas ushtrisë ukrainase, numri është shumë herë më i lartë, me mbi 40 çeçenë të vrarë dhe 200 të plagosur.
Burimet ukrainase raportuan më herët se një njësi çeçene në jug të rajonit Kherson zbuloi vendodhjen e saj përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale, dhe më pas u sulmuan me artileri të rëndë.
Rusët nuk dhanë asnjë informacion publik për humbjen në radhët e ushtrisë çeçene. Lideri çeçen u tha bashhkëatdhetarëve të tij që të mobilizohen në luftën në Ukrainë, në një thirrje që shumë e kanë interpretuar si “xhihad”.
Rusia tashmë ka një justifikim të ri për pushtimin e Ukrainës, ndërsa zyrtarët e lartë në Kremlin deklarojnë se vendi duhet të nisë “de-satanizimin” e Ukrainës.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Kadyrov është deklaruar si një nga përkrahësit më të mëdhenj të luftës dhe ka dërguar njëri çeçene në fushën e betejës.
- FOTO/ Eklipsi diellor u pa edhe në Shqipëri, pamje spektakolare nga Rana e Hedhun në Shëngjin - 12/08/2026
- Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel - 12/08/2026
- Pas më shumë se 80 vitesh, gjenden në Danub trupat e dy ushtarëve gjermanë dhe një motor i Luftës së Dytë Botërore - 12/08/2026