9.5 C
Tirana
07 / 03 / 2026

Dëmtohet edhe ura e re mbi lumin Mat: Veriu rrezikon të mbetet i izoluar

Ura e ndërtuar në vitin 2002 përgjatë superstradës Lezhë-Milot mbi lumin Mat ndodhet në rrezik, pasi këmbët i janë gërryer për shkak të erozionit.

Sipas ekspertëve, ndërhyrjet pa kriter në këtë lum kanë sjellë këtë situatë.

Rëndësia e urës automobilistike mbi lumin Lumi Mat është edhe më e madhe pasi ajo është aktualisht e vetmja lidhje funksionale që bashkon Milotin me Lezhën dhe Shkodrën. Më herët janë dëmtuar rëndë edhe Ura e Zogut, monument kulture i kategorisë së parë, si dhe ura në aksin e vjetër Lezhë–Milot, e cila vijon të jetë e bllokuar që prej korrikut të vitit të kaluar.

Po ashtu, kjo urë shërben si një korridor i rëndësishëm rrugor drejt kufirit me Mali i Zi. Për këtë arsye, çdo dëmtim i saj ndikon drejtpërdrejt në qarkullimin e automjeteve dhe në lidhjen e zonave veriore të vendit.

Ura mbi lumin Mat ka një gjatësi rreth 300 metra dhe është ndërtuar në vitin 2002 me mbështetjen e qeverisë italiane. Që prej ndërtimit të saj nuk janë kryer ndërhyrje të rëndësishme për mbrojtjen nga erozioni apo për forcimin e këmbëve mbajtëse.

Mësohet se dëmtimi i saj vjen edhe për faktin se në shtratin e lumit Mat operojnë rreth 40 firma që merren me nxjerrjen e inerteve. Në brigjet e lumit vërehen edhe grumbuj të mëdhenj inertesh, të cilët dëshmojnë për aktivitetin intensiv të këtij sektori në zonë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x