Autoritetet italiane kanë sekuestruar 730 kilogramë kokainë me një vlerë tregu prej 20 milionë eurosh. Lënda narkotike kishte ardhur nga Amerika e Jugut dhe u kap në portin e Triestes, pasi u zbulua nga qentë e antidrogës.
Siç raportojnë mediat italiane, kokaina ishte fshehur në një kontejner me thasë kafeje, ndërkohë që thuhet se ky është një nga konfiskimet më të rëndësishme të bëra ndonjëherë në portin e Triestes.
Destinacioni i kokainës është ende objekt i hetimeve të mëtejshme. Droga është zbuluar ditët e fundit, por u bë publike sot. Kokaina ishte përzier me zgjuarsi me kokrra kafeje të papërpunuara, ndoshta pikërisht për të ngatërruar ndjenjën e nuhatjes së qenve molekularë në rast kontrolli.
Sasia e kokainës është e mjaftueshme për të kënaqur një zonë të madhe të “tregut” për një periudhë të mesme kohore, raportojnë mediat italiane.
- “Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë - 28/10/2026
- Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve - 28/10/2026
- “Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin - 28/10/2026