Seanca plenare në Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me tensione, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren me argumentin se nuk u ishte dhënë fjala. Ndërkohë, mazhoranca propozoi ndryshimin e rendit të ditës për të përfshirë dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri.
Ndryshimi i rendit të ditës u miratua me 83 vota pro nga deputetët e shumicës, ndërsa opozita vijoi të qëndrojë në foltore në shenjë proteste.
Mes kaosit, në seancën e sotme u votua edhe për ministrat e rinj, pasi një ditë më parë presidenti Begaj dekretoi 7 ndryshime në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama.
Shkarkimi i ministrave
Belinda Balluku 85 vota
Elisa Spiropali 83 vota
Pirro Vengu 81 vota
Albana Koçiu 83 vota
Besfort Lamallari 83 vota
Toni Gogu 82 vota
Emërimet
Albana Koçiu zv/kryeministre 83 vota pro 3 kundër
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm 83 pro 4 kundër
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm 83 vota pro 4 kundër
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes 83 vota pro 6 kundër
Toni Gogu ministër i Drejtësisë 83 vota pro 5 kundër
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 vota pro 6 kundër
Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin 82 vota pro 4 kundër
- Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia - 20/10/2026
- Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave - 20/10/2026
- “Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA - 20/10/2026