9.5 C
Tirana
09 / 04 / 2026

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për mediat tha se deri tani ka pranuar vetëm një kandidaturë për President, atë të Glauk Konjufcës, e nënshkruar nga 30 deputetë.

Haxhiu shtoi se pa një kandidat tjetër të nominuar, nuk mund të ftojë seancë për zgjedhjen e Presidentit.

“Respektimi i afateve kushtetuese është thelbësor. Sipas dokumentacionit zyrtar, një pjesë e deputetëve të LVV-së dhe grupi multi-etnik kanë nominuar z. Glauk Konjufca.

Bazuar në Kushtetutë dhe interpretimin e saj, procedura kërkon të ketë të paktën dy kandidatë të vlefshëm. Votimi nuk mund të fillojë pa u përmbushur kjo,” tha ajo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x