Zhvillimet e vitit 1991 ishin të shpejta jo vetëm sa i takon rënies së regjimit komunist, por edhe asaj që ndodhte brenda të parës parti opozitare, Partisë Demokratike.
Një prej themeluesve të kësaj partie, Arben Demeti tregon për Exclusive prapaskenat e përplasjeve mes Neritan Cekës dhe Sali Berishës në nëntor të atij viti, që çuan më pas prishjen mes të dyve.
Pyetje – Rrëzimi i sistemit ishte ëndërr prej vitesh, që po fillonte të konkretizohej dhe të vendosej demokracia në vend. Ju u bëtë pjesë e Partisë Demokratike dhe pas zgjedhjeve u bëtë pjesë e parlamentit të parë shqiptar pas pluralizmit, por përjetuat zhgënjimet e para kur dorëzuat dorëheqjen në zyrën e Ramiz Alisë, në praninë e Sali Berishës
Neritan Ceka – Nuk ka qenë e lehtë, ne ishim të gjithë universitar, pothuajse të gjithë ishin profesorë, ndërkohë që te Byroja pothuajse të gjithë ishin pa arsim të lartë. Por, nuk kishim përvoja politike, i vetmi që kishte përvojë politike ishte Sali Berisha, që kishte qenë anëtar i Partisë së Punës dhe e dinte si funksiononte apo Arben Demeti që ishte organizator i mirëfilltë i partisë. Prandaj, më kujtohet që në 11 shkurt u bëra anëtar i PD, ishte dita kur mbusha 50 vjeç. Por, pashë që nuk mbahej procesverbal. Unë isha ndër faktorët kryesorë që ndikova që Berisha të bëhej kryetar i PD-së. por, më pas PD hyri në një rrugë autoritare, të imponimit të vendimeve, po krijoheshin statuja të reja në vend të statujave të përmbysura. E pashë që isha në vendin e gabuar dhe bëra lëvizjen e gabuar. Nuk e kuptoja autoritetin që kisha. Largimi im nga PD në nëntor 1991 mendoj se pati pasoja për konsolidimin e vijës autoritare, praktika që vinin nga Partia e Punës. U bënë gabime që nuk duheshin bërë, manipulimi i zgjedhjeve në 1996, firmat piramidale. Ne u përpoqëm ta korrigjoni me krijimin e Aleancës Demokratike, që nëse do ishte sot me ata intelektuale, do i kishte dhënë një frymë tjetër politikës shqiptare.
Arben Demeti – Ne në atë kohë ishim në bashkëqeverisje me qeverinë e stabilitetit me kryeministër Ylli Bufin dhe zëvendëskryeministër Gramoz Pashkon. Sali Berisha kishte informacione që ishte momenti për t’u shkëputur nga Partia e Punës, por këtë gjë e mendoi me mendjen e vetë, nuk e diskutoi me asnjë nga bashkëpunëtorët. Kërkoi disa herë që ne të dilnim nga qeveria. Në fund të nëntorit, u acaruam në parlament, kryesisht nga një fjalim i RTSH-së atëherë. Dhe ne u bëmë disa kushte Partisë së Punës, kryesori ishte arrestimi i bllokmenëve. U caktuan dy negociatorë që më pas u zëvendësuan nga Neritan Ceka dhe Genc Ruli. U arrestua Rita Marko dhe Nexhmije Hoxha, por Berisha tha që ishte tejkaluar afati, dha një konferencë shtypi dhe e bëri fakt të kryer. Ndërsa Ceka erdhi të thoshte që po arrestohej Nexhmija. Ceka u ndje i tradhtuar, kishte dhënë garanci te presidenti Ramiz Alia. U ndie i përdorur, pas dy ditëve, në 6 dha dorëheqjen. Historia e PD-së dhe e pluralizmit në Shqipëri do ishte shumë mirë nëse nuk do ndodhte kjo gjë.
- Ekskluzive: Kurti pritet ta propozojë Konjufcën për president, refuzon Osmanin - 03/03/2026
- Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti - 03/03/2026
- Ahmad Vahidi emërohet kreu i Gardës Revolucionare iraniane, zyrtari i lartë i sanksionuar dhe i kërkuar nga Interpoli merr drejtimin pas vdekjes së Pakpour - 03/03/2026