15.5 C
Tirana
01 / 03 / 2026

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

Kryeministri Edi Rama komentoi sot, 1 mars, ndryshimet më të fundit në qeveri. Ai tha gjatë podkastit të tij ‘Flasim’ se ato i ka konsideruar si një qasje të re dhe ishin të paralajmëruara më herët gjatë asamblesë Kombëtare. Megjithatë theksoi se nëse rrethanat do kishin qenë ndryshe nuk do të kishte hequr ish-zv/kryeministren Belinda Balluku. Ai u shpreh se ajo ka pasur rezultate të jashtëzakonshme në punë.

“Po aty unë ndava me deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri të cilat janë ndryshime që shkojnë në atë që unë e kam konsideruar si një qasje e re në këtë aspekt dhe për të cilën kam folur qysh në fjalën e drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati duke bërë edhe krahasimin mes ndryshimeve në një skuadër futbollit, me ato në një skuadër basketbolli. Ndryshimet ishin të parapara, por që natyrisht nëse rrethanat do kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë, zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, që aktualisht në bazë të mbledhjes së zgjeruar të grupit dhe planit të ri të kompozimit të qeverisë është ish-zv/kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe gjatë podkastit të tij se për çështjen ndaj Belinda Ballukut në parlament, do të flasë në mënyrë më shteruese pasi të ketë lexuar raportin e Këshillit të Mandateve.

Kujtojmë se pas mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pati shtatë ndryshime në kabinetin “Rama 4”. Kryeministri vendosi të zëvendësojë Belinda Ballukun në postin e zv/kryeministres me Albana Koçiun ndërsa në postin e ministres së Infrastrukturës dhe energjisë me Enea Karakaçin.

Nga detyra si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme u hoq edhe Elisa Spiropali teksa posti iu besua Ferit Hoxhës. Nga qeveria iku edhe Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes, ndërsa zëvendësohet me Ermal Nufin.

Nga ana tjetër pati edhe disa rrokada ku Besfort Lamallari kaloi nga ministria e Drejtësisë në atë të Brendshme. Toni Gogu do të drejtojë ministrinë e Drejtësisë ndërsa postin që ai lë bosh si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin do ta marrë Erjona Ismaili.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x