7.5 C
Tirana
28 / 02 / 2026

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Nga Eduard Zaloshnja

Sipas një studimi të botuar në Foundations of the Future,

(https://www.worldscientific.com/doi/10.1142/9789811218040_0009?srsltid=AfmBOoqJnMevjFUEj4GkOËriZu1sC-uBN04lqz5Ze2VK-Uh5H15V68xm ), 10% të kostove të infrastukturës mesatarisht në gjithë botën “i thith” korrupsioni. Në vendet në zhvillim, “thithja” nga korrupsioni është më e lartë (kuptohet vetvetiu).

Le të hamendësojmë për një çast se “norma e korrupsionit” në Shqipëri ka qenë deri më sot në intervalin 15%-20% (në mungesë të një studimi rigoroz për këtë problem në invesitmet për infrastukturën shqiptare). Ndërkohë, shqetësimi është se opozita dhe mediat nuk flasin me fraksione projektesh, por me totalet e tyre!!!

Kështu, kur përfundoi autostrada Rrëshen-Kalimash, opozita e atëhershme dhe mediat pranë saj citonin koston totale të rrugës (1.3 miliardë dollarë), e jo shumën 200 milionë dollarë mbi koston reale të projektit, për të cilën prokuroria akuzoi Lulzim Bashën. (Shembuj të tillë gjenden me bollëk deri më 2013)

Duke ardhur në ditët e sotme, opozita e tanishme dhe mediat pranë saj, i raportojnë 190 milionë eurot e projektit të LLogarasë si të futura në xhepin e Ballukut. Sikur rruga dhe tuneli, ku kalojnë mijra automjete në ditë atje, të mos ekzistonin fare…

I njëjti problem me Unazën e Madhe të Tiranës. Opozita e tanishme dhe mediat pranë saj, i raportojnë (me spond) 400 milionë eurot e shpenzuara atje si të përkthyera në 400 vila të Ballukut. Sikur Unaza e Madhe e Tiranës, ku kalojnë dhjetra mijra automjete në ditë, të mos ekzistonte fare…

Kulmi në mediat tona arriti kur po debatohej nëpër emisione rreth ndryshimeve më të fundit të qeverisë. Refreni ishte: Filan ministër do të firmosë për kaq miliardë euro në vit dhe fistek minister për aq miliardë euro në vit (me nënkuptimin se shumica dërrmuese e këtyre miliardave do të shkojnë në xhepat e tyre).

Sipas studimit të cituar në fillim të këtij shkrimi, 10% të costove të infrastukturës mesatarisht në gjithë botën “i thith” korrupsioni (në vendet në zhvillim përqindja është më e lartë se mesatarja). Ky është një problem që e ka shoqëruar njerëzimin qysh nga lindja e shtetit, si forma më e lartë e organizimit shoqëror.

Por opozita jonë dhe mediat pranë saj nuk duhet të bëhen qesharake duke ngatërruar totalin e kastove infrastrukturore me fraksionin e tyre që thish korrupsioni. Sepse tingëllojnë pastaj si tek ajo barcaleta, ku sipërmarrësi tha se ajo ura atje (që nuk ekzistonte fare) ndërtoi këtë vilën time këtu…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x