11.5 C
Tirana
28 / 02 / 2026

“Paqebërësi e tregoi dhe një herë fytyrën e tij”, vjen reagimi i parë nga Rusia pas sulmeve ndaj Iranit: Negociatat ishin shpërqëndrim

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së fuqishme të Rusisë, ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump pas ofensivës që SHBA dhe Izraeli ndërmorën ndaj Iranit sot.

“Paqebërësi e tregoi edhe një herë fytyrën e tij”, tha Medvedev.

“Të gjitha negociatat me Iranin ishin thjeshtë shpërqëndrim. Askush nuk e kishte dyshime për këtë. Askush nuk donte të negocionte asgjë në të vërtetë”, shtoi ai.

“Pyetja është se kush ka më shumë durim të presë fundin e palavdishëm të armikut të tyre. SHBA-të janë vetëm 249 vjeç. Perandoria Persiane u themelua më shumë se 2,500 vjet më parë. Le ta shohim çfarë do ndodhë 100 vite nga tani”, përfundoi Medvedev.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x