E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Nancy Van Horn ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit. A2CNN mëson se ajo do të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit Niko Peleshi.
Nuk dihet ende tema e diskutimeve mes Van Horn dhe kryeparlamentarit Peleshi.
Takimi vjen një ditë pasi Rama mblodhi grupin parlamentar socialist, ku parashtroi projektligjin e ri që parashikon ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit kryeministri si dhe 6 subjekte të tjera duhet të përjashtohen nga masa e pezullimit nga detyra.
Sakaq, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 23 shkurt, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Kriza politike në Kosovë, PDK çon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe votimin e Qeverisë “Kurti 4” - 13/09/2026
- Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: Urdhri i KLP e KLGJ, zanafilla e konfliktit absurd! - 13/09/2026
- “Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën - 13/09/2026