Avokati i Popullit, Endrit Shabani, është zgjedhur me unanimitet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), një rrjet ndërkontinental që monitoron mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ky rrjet bashkon mbi 30 institucione garantë të të drejtave të njeriut nga Europa, Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, duke përfshirë vende si Franca, Spanja, Greqia, Maroku, Egjipti, Izraeli dhe Jordania. AOM synon forcimin e standardeve të qeverisjes dhe sundimit të ligjit në rajonin e Mesdheut.
Shabani deklaroi se si president i AOM do të koordinojë përpjekjet për të forcuar pavarësinë e institucioneve të Avokatit të Popullit dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të qytetarëve përballë pushtetit ekzekutiv.
Ai shtoi se ky rol vendos Zyrën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë si një aktor kyç në diplomacinë institucionale, duke i dhënë Tiranës një rol drejtues në hartimin e agjendave rajonale për drejtësinë administrative dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
- Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishon dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor - 04/04/2026
- Osmani largohet nga zyra e Presidencës pas 5 vitesh, refuzon të përgjigjet nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme - 04/04/2026
- Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por… - 04/04/2026