13.5 C
Tirana
14 / 02 / 2026

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm

Ndërkohë në fillim të komunikimit në rrjetet sociale, Sali Berisha reagoi për herë të parë pas largimit të Engjëll Agaçit nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Agaçi është pjesë e mafies më të rrezikshme të Ballkanit, teksa shtoi se ligji do të jetë i pamëshirshëm edhe ndaj Vali Bizhgës.

“Ata kanë kryer krime të dy. Ju duhet ta dini se Don Agaçio ‘dhuratë madhi’ është një nga koskat mafioze më të rrezikshme të Ballkanit, me veprimtari mafioze kundër Shqipërisë, shqiptarëve dhe kundër italianëve dhe shtetit italian. Unë kam besim të madh se në të dy vendet, ky mafioz do të bëhet përgjegjës para ligjit.

Kurse për Vali Bizhgën, mund të them se, si kurrë ndonjëherë në zyrën e saj, natyrisht me autorizimi ne Ramës, por ajo nuk duhej ta pranonte kurrë, se shefja e kabinetit i ka të qartë detyrat e veta, bëheshin pazare për bajpasin e Fierit, të cilat unë i kam denoncuar me kohë.

Thirreshin kompanitë nga Vali Bizhga, sikur të ishte shefe e supervizionit të punimeve.

Pra të dy, janë minjtë që ikin kur mbytet anija për të mos u mbytur dhe vetë. Por ligji do të jetë i pamëshirë dhe ndaj tyre”, u shpreh Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x