Veprimtari i çështjes kombëtare që vepron në ShBA, Harry Bajraktari, i dërgoi letër presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke shprehur shqetësimin për ecurinë e gjykimit të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Veprimtari Bajraktari përmes kësaj letre i kërkoi presidentit amerikan angazhim për të siguruar që Gjykata e Hagës të garantojë gjykim të drejtë.
“Si qytetar amerikan dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, sot i kam dërguar një letër zyrtare Presidentit Donald J. Trump, ku kam shprehur shqetësimin tim lidhur me Gjykatën Speciale dhe domosdoshmërinë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për t’u siguruar që ky mekanizëm të garantojë një gjykim të drejtë për ish-udhëheqësit e Kosovës Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe për të tjerët që po mbahen në Hagë”, shkroi në Facebook, Harry Bajraktari.


- Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen - 21/10/2026
- “Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës - 21/10/2026
- “Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët… - 21/10/2026