14.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, realizoi sot vizitën e tij të parë në Kavajë, ku u takua me kryetarin e Bashkisë, Fisnik Qosja.

Në një postim në Facebook, Hajdari e përshkroi takimin si “të rëndësishëm dhe frymëzues”, duke falënderuar kryetarin e bashkisë për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Postimi i plotë

Sot realizova vizitën time të parë në Kavajë, se bashku me n/ Prefektin Z. Parid Xhihani,një takim i rëndësishëm dhe mjaft frymëzues për mua.

Falënderoj z. Fisnik Qosja, Kryetarin e Bashkisë Kavajë, për mikpritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë për bashkëpunim. Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të prezantohemi dhe të zhvillojmë një takim konstruktiv me drejtorët e bashkisë, ku diskutuam mbi prioritetet, sfidat dhe projektet që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.

Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar komunikimin institucional në shërbim të qytetarëve.

Me besim të plotë se përmes dialogut dhe angazhimit të përbashkët do të arrijmë rezultate konkrete për komunitetin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x