Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me tone të ashpra dhe akuza të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku në qendër të debatit është rikthyer sërish mandati i zv.kryeministres Belinda Balluku. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se po e përdor Parlamentin si “mburojë” për Ballukun, duke përdorur një gjuhë që shkaktoi reagime të menjëhershme në sallë.
Reagimi i fortë erdhi nga deputetja e mazhorancës, Sara Mila, e cila kritikoi ashpër fjalorin e përdorur nga kreu i PD-së dhe e akuzoi se prej vitesh po dëmton vendin për interesa personale dhe familjare.
“Kryetar meqenëse këto fjalët janë normë dhe rregullorja nuk po respektohet, madje ky kryetari non grada i Partisë Demokratike sapo tha që është një gjuhë popullore për njerëzit dhe le të na kuptojnë e meqë na përmendi si mbrojtës të prapanicave, po si ka mundësi që vazhdon të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh vetëm për prapanicën tënde, të familjes tënde dhe të njerëzve të tu dhe nuk u lodhe për atë prapanicë ti e nuk u lodhën këta së mbrojturi”, iu drejtua deputetja Mila.
- Deputetja Mila shpërthen ndaj Berishës: 30 vite po djeg Shqipërinë për prapanicën e familjes tënde (VIDEO) - 12/02/2026
- Koçiu sulmon Berishën në Kuvend: Mbylle sytë për policët e lënduar, je gënjeshtar patologjik - 12/02/2026
- ‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit - 12/02/2026