Debati në Kuvend u tensionua sërish këtë të enjte, pas akuzave të Sali Berishës lidhur me protestën e fundit të opozitës dhe të plagosurit gjatë saj. Ndërkaq, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një replikë të drejtpërdrejtë e akuzoi Berishën për nxitje dhune dhe për shpërfillje ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit që, sipas saj, mbetën të lënduar gjatë përplasjeve.
“Tani kam një përgjigje për zotërinë që ishte këtu, që në fakt është nder i madh ta quaj zotëri. Siç ishe zotrote në spital, edhe unë isha në spital, por ti zgjodhe të mos shohësh policët. Ti zgjodhe të mbyllje sytë. Shko e shikoji të gjithë policët që ishin të shtruar e morën shërbim, dhe janë edhe sot. Po, po, asnjë, sepse je gënjeshtar patologjik, i nderuar, je gënjeshtar patologjik, përveçse je dhunues e një porositës kronik i dhunës, i derdhjes së gjakut. E ke në gen atë gjakun që do ta derdhësh me patjetër. Përveç këtyre, mbyll sytë e gënjen nga mëngjesi në darkë. Po si s’të vjen zor?! Zor pak nuk ke? Shkove në spital, pse nuk i takove policët? Policët u dhunuan sepse u porosit dhunë nga ajo protestë që organizove zotrote. Dhe të kesh turp që vjen këtu e në vend të kërkosh ndjesë e të distancohesh nga dhuna e ushtruar ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, vjen këtu e thua se asnjë punonjës nuk u godit! Po pak turp, nuk ke? Po zaten prandaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat aty, në dollap i ke. Dhe sigurisht nuk ke marrë drejtësi deri më sot, por shpirtrave nuk u shpëton dot, shpirtrave të të gjithë atyre që ke dhunuar, ke përgjakur, e ke vrarë, nuk u shpëton dot! Do të të përndjekin!”
- Deputetja Mila shpërthen ndaj Berishës: 30 vite po djeg Shqipërinë për prapanicën e familjes tënde (VIDEO) - 12/02/2026
- Koçiu sulmon Berishën në Kuvend: Mbylle sytë për policët e lënduar, je gënjeshtar patologjik - 12/02/2026
- ‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit - 12/02/2026