7.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Punimet/ Devijohet trafiku nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te rrethrrotullimi ish-Shqiponja

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve për projektin e rehabilitimit të segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3 në Tiranë, do të devijohet trafiku në këtë aks. Punimet do të kryhen në dy faza.

Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe aeroportin, pas daljes nga rrethrrotullimi i Mbikalimit të Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lot-it 3 dhe do të kenë akses në autostradë konkretisht në km 1+744, 200m para nënkalimit të “O-Zone”. Për automjetet që vijnë nga mbikalimi i Pallatit me shigjeta aksi kryesor nuk do të ketë ndryshim lëvizje. Kohëzgjatja e punimeve në rrugën kryesore është parashikuar të zgjasë për një periudhë 15-ditore”.

Ndërsa pas përfundimit të fazës së parë, ARRSH njofton se do të paraqesë edhe planin e Menaxhimit të Trafikut Faza e Dytë, i cili është parashikuar të zgjasë për një periudhë 3-javore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x