9.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh pesimist për strategjinë e opozitës që synon të vijë në pushtet përmës protestave.

Shehi e lidhi stinën e protestave të PD-së me kongresin e saj në pranverë për të zgjedhur kryetarin dhe forumet drejtuese, ku, sipas tij, nuk do të ketë asgjë të re sepse po ata që janë do të zgjidhen.

“Në një çadër tjetër nuk shkoj se ajo çadra e Lulit merrte ujë. Por protestat janë një instrument demokratik. Por unë them që s’është e mjaftueshme, plus që këto i kanë konsumuar kaq shumë këto protesta, saqë i humbën inercinë.

Për këtë punë ju thotë me datë 10, po para dy javësh ishte një protestë, pastaj të vijë data 20.

Ti premton gjërat që nuk arrihen, ai populli atje poshtë zhgënjehet dhe më duket sikur kjo është një taktikë që s’është strategji kjo fare elektorale e PD-së për problemet që i ka brenda për kongresin që do bëjnë në pranverë, do t’i mbyllim këto punët e piramidës së re politike aty brenda, që s’ka asnjë gjë të re, se po ato do të jenë.

Unë them se kjo opozita e vërtetë është 360 gradë.

Ka nevojë për protestën, por ka nevojë për jetë parlamentare, për debat atje, për çdo ligj. Ka nevojë për jetë publike në media. Ka nevojë për raporte edhe me këto ndërkombëtarët, që mund të mos i keni fort qejf, po sigurisht për gjeopolitikën që ka Shqipëria. Janë të domosdoshëm, mos të themi që janë vendimtarë.

Atje ka nevojë për të gjithë këtë punë, por ka nevojë për mbi të gjitha që të rinovohet në vetvete opozita dhe të ketë një projeksion politik, një program. Berisha prapë për herë tretë? Po ky është ndryshimi? Ti e ke dënuar, s’ka ndryshim.

Unë për vete gjykoj që opozita shqiptare duhet të ketë një projeksion madhor politik që ka të bëjë me shtetin shqiptar, ringritjen e shtetit shqiptar, jo me marrë pushtetin. Se ka në opozitë njerëz që lëngëzohen, se po vjedhin këto, se mund t’i vidhnim ne. Po qe për kështu, le të rrinë këta që janë, se ndoshta janë një pjesë që janë ngopur që s’u ngopën kurrë”- tha Shehi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x