Kryeministri britanik Keir Starmer duket se i ka bërë thirrje Dukës Andrew Mountbatten-Windsor që t’u përgjigjet pyetjeve të Kongresit të SHBA-së lidhur me rastin Jeffrey Epstein.
Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga Japonia, Starmer tha se: “Kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë informacion në çfarëdo forme që i kërkohet ta bëjë këtë. Viktimat e Epstein duhet të jenë përparësia e parë.”
Andrew, të cilit iu hoq titulli “Princ” i ishte kërkuar më herët nga demokratët në Kongres të dëshmojë si pjesë e hetimit ndaj Epstein, një ftesë që Starmer theksoi se duhet shqyrtuar personalishit nga Andrew.
Ky reagim i kryeministrit vjen pas rikujtimit të miqësisë së ish-princit me Epstein, që u përmend sërish në dokumentet e fundit të publikuara nga autoritetet amerikane.
- Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin - 26/08/2026
- LISTA / 50 përqind të ushqimeve i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord edhe në rajon - 26/08/2026
- “Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën - 26/08/2026