Gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet se përse nuk fton në protesta figura intelektuale si Lulzim Basha dhe Bamir Topi.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi duke i cilësuar ata si pseudointelektualë dhe jointelektualë, dhe duke i cilësuar si fatkeqësia e kombit.
“Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë? Po ta them me sinqeritet: kthehu pak në vitin 1990 dhe lexo çfarë kam thënë në revistën Drita, ku kam bërë dallimin mes intelektualëve dhe pseudointelektualëve. Pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit. Më mirë të mos i ngatërrojmë”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se Partia Demokratike u ka dhënë atyre çdo mundësi, por sipas tij, këto figura e kanë përdorur partinë për interesa personale.
“A nuk u dha kjo parti çdo mundësi? Dhe për çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij. Të Lulzim Bashës, pasurimi i tij”, tha Berisha.
- Nga teoritë konspirative në TikTok te dhunimi i Ramës në 97-ën, çfarë shikonte Berisha në iPad gjatë kaosit në Kuvend? - 22/10/2026
- Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva - 22/10/2026
- “Edhe Azemi u ul me Ramiz Alinë”/ Hajdari u bën thirrje studentëve të pranojnë dialogun me Ramën: Mos e humbni mundësinë! - 22/10/2026