8.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

Nga Eduard Zaloshnja

Në çdo protestë që thërret Berisha, paralajmëron se fundi i regjimit të “Ramaduros” është fare afër (“në kilometrin e fundit”, deklaroi në protestën më të fundit). Por në protestat e thirrura prej tij nuk mblidhen dot as 5 mijë opozitarë, nga rreth 500 mijë që votuan brenda vendit për koalicionin “madhështor” PD-ASHM (më 11 maj 2025).

Ata pak mijë protestues që sjellin në bulevard degët e PD-së janë mësuar tashmë me ritualin e protestave të Berishës – pasi mbaron fjalimin “Baca”, ca çuna të organizuar hedhin molotovë e fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, e pastaj shkojnë drejt shtëpisë…

Në sondazhin më të fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se plot 33% e të anketuarve i mbështesin arësyet e thirrjes së protestës nga Berisha. Me ekstrapolim të përafërt statistikor, i bie që rreth 630 mijë banorë të rritur të vendit i mbështesin arësyet e thirrjes së protestës nga Berisha, por ama, në protestën e fundit të thirrur prej tij nuk dolën as 1% e 630 mijëve…

Në qoftë se të paktën 15% e 630 mijëve të mësipërm do t’i përgjigjeshin thirrjes së Berishës 81-vjeçar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk do të gjehej dot vend ku të hidhej kokrra e mollës, dhe protesta do të zgjaste patjetër goxha më shumë se 2 orë…

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x