Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, vizituan sot Murin e Lotëve në Jerusalem, vendi i shenjtë ku hebrenjtë luten për paqen në tokën e shenjtë.
Rama la një shënim ku shkruante:
“Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!”
Mediat izraelite publikuan foto të kryeministrit duke futur letrën në mur, ndërsa mbante në kokë një Kipah, kapele tradicionale që simbolizon respektin dhe përulësinë ndaj Zotit.
Vizita vjen si pjesë e qëndrimit zyrtar të Ramës në Izrael.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Kur humb zgjedhjet të kap ‘neni i Lulit’, kur mbledh rob të kap ‘neni i Mulit’”, Murrizi për Salianjin: Statusi i PD nuk parashikon përjashtim - 26/01/2026
- Rama aty, Berisha aty, çfarë atëherë?! - 26/01/2026
- Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat - 26/01/2026