Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot (26 janar) në Izrael, në kuadër të vizitës zyrtare me rastin e Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, që mbahet më 27 janar.
Rama është pritur nga homologu i tij, Benjamin Netanyahu ndërsa më pas kanë zhvilluar edhe një takim “kokë më kokë”.
Diskutimi mes dy kryeministrave është përqëndruar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, bashkëpunimin politik dhe institucional, si dhe çështje të interesit të përbashkët në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Pas bisedimeve dypalëshe, Rama dhe Netanyahu do të kryesojnë edhe një takim mes delegacioneve përkatëse, ndërsa në përfundim është parashikuar një deklaratë e përbashkët për shtyp.
Kryeministri Rama ndodhet në Izrael i shoqëruar nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.




- Associated Press: Presidenti Trump dhe Marco Rubio shqyrtojnë shkarkimin e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores në Greqi - 11/10/2026
- “Të dyja palët ranë dakord”/ Pas Ukrainës, edhe Rusia mohon dijeninë për armëpushimin energjetik të njoftuar nga Trump - 11/10/2026
- Renditja/ Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës, si paraqitet situata pas javës së 6-të - 11/10/2026